Pjesë e dytë fantastike, 3 gola të realizuar, fitorja e tretë dhe vendi i parë në renditje bashkë me Atalantën e Gjimshitit. Milani ia del të mposhtë Spezian 3-0 në “San Siro” dhe numëron pikë të plota pas javës së tretë. Miqtë rezistuan vetëm një fraksion loje.
Rafael Leao zhbllokoi sfidën në minutën e 57-të pas asisti të Hakan Calhanoglu, ndërsa në minutën e 76-të erdhi edhe goli i qetësisë falë Theo Hernandez. 22-vjeçari “ndezi turbon” në krahun e majtë dhe finalizoi me një diagonale të saktë.
Dy minuta më pas erdhi edhe trefishimi i rezultatit. Tjetër gol i Rafael Leaos, me portugezin që gjen golat e parë për këtë sezon. Përfundimisht 3-0 për djemtë e Stafano Piolit, të cilët do të përballen me Interin në derbi javën e ardhshme. /abcnews.al
Serie A, java e tretë
Milan-Spezia 3-0
(Leao 57′, 78′, Theo Hernandez 76′)