Një autogol i mjaftoi Manchester United për të mposhtur 1-0 West Ham. “Djajtë e Kuq” siguruan fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe janë rikthyer në vend të dytë të Premier League.
⬆️ @ManUtd move back up to 2nd ⬆️#MUNWHU pic.twitter.com/jULohoCsnQ
— Premier League (@premierleague) March 14, 2021
Djemtë e Solskjaer dominuan fraksionin e parë të ndeshjes, por nuk ia dolën të çajnë mbrojtjen e ngjeshur të skuadrës së David Moyes.
Goli i fitores erdhi në minutën e 53-të. Mbrojtësi Craig Dawson devijoi në portën e tij një kros të ardhur nga goditja e këndit.
United menaxhoi mirë avantazhin dhe në fund siguroi tre pikët, duke u rikthyer te fitorja pas barazimit me Milanin në Europa League. /abcnews.al