“Bardhezinjtë” e teknikut Massimiliano Allegri duket të jenë në formë fantastike mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa në çerek-finalen e Kupës së Italisë, ndaj skuadrës së Frosinone kanë arritur të gjejnë edhe golin e tretë të sfidës.
Një aksion perfekt i “Zonjës së Vjetër” është finalizuar sërish nga “bomberi” polak, Arkadiusz Milik, i cili pas një pasimi në zonë nga Locatelli dërgon topin në rrjetë duke plotësuar kështu tripletën personale. Rezultati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: