Milani ka kaluar në avantazh përballë Leçes, që në minutën e 20-të të takimit. Ishte mesfushori turk, Hakan Calhanoglu ai që gjeti rrjetën, duke shënuar një supergol.
Pasi merr një pasim në hyrje të zonës, fantazisti e kontrollon mirë topin dhe nuk mendohet dy herë, duke goditur fluturimthi nga një kënd thuajse i pamundur.
Topi përfundon në cep të portës dhe festë kuqezi në “San Siro”. Ky gol ishte i pari në kampionat për Calhanoglu, i cili i përgjigjet kritikave ndaj tij./abcnews.al
Serie A
Milan – Lecce 1-0
Calhanoglu 20′
#MilanLecce
CALHANOGLU GOL pic.twitter.com/zAkiqjIFoY— CIRO Luis Nazario Borini (@CIROALEROBY1) October 20, 2019