Wolfsberger dhe Maccabi Tel Aviv janë dy ekipet e fundit që sigurojnë kualifikimin në Europa League. Austriakët mposhtën 1-0 në shtëpi Feyenoord, duke lënë jashtë këtij kompeticioni ekipin e njohur holandez, ndërsa izraelitët fituan përballjen direkte ndaj turqve të Sivasspor.
Milani kishte siguruar kualifikimin dhe Stefano Pioli aktivizoi ata që kanë luajtur pak në takimin e sotëm ndaj Sparta Prague në Çeki. Kuqezinjtë fituan 0-1 falë eurogolit të Jens Hauge në pjesën e parë. Norvegjezi “shpiku” një tjetër gol shumë të bukur, duke vijuar të mahnitë tifozët e shumë të “Djallit”.
GOAL!! Jens Hauge 23′ ⚽️
Sparta Prague 0-1 Milan | #SempreMilanpic.twitter.com/zC9Z3wARvD
— noobfcb (@noob_fcb) December 10, 2020
Me fitore e mbyllën fazën e grupeve edhe Tottenham e Leicester City. Të dy ekipet e Premier League regjistruan të njëjtin rezultat në shtëpi, duke mposhtur 2-0 Antwerp dhe AEK-un e Athinës. Me tre pikë e mbylli edhe Dinamo Zagreb, që kishte siguruar vendin e parë në grupin K.
🇪🇺🇽🇰| Lirim Kastrati Goal ⚽️!
Kastrati scores his first ever #UEL goal tonight vs @PFCCSKA_en 🔥.
pic.twitter.com/LCIcnnmWXC— Dardanian Football (@DardanianFooty) December 10, 2020
Kampionët e Kroacisë fituan 3-1 në Zagreb ndaj CSKA Moscoë, teksa golin e tretë e realizoi Lirim Kastrati, sulmuesi i Kosovës. Mbrëmje shumë pozitive për 21-vjeçarin dardan, i cili ishte autori i asistit të goli i dytë i Dinamos. /abcnews.al
⏰ RESULTS ⏰
✅ Young Boys, Molde, Real Sociedad, Maccabi Tel-Aviv & Wolfsberg into last 32 🎉
Best performance tonight was from _______#UEL pic.twitter.com/C8KxLjQ7j2
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) December 10, 2020