Milani dhe Arsenali në disavantazh. Kuqezinjtë e kanë nisur keq takimin shtëpiak ndaj Lille në Europa League. Kapiteni Romagnoli shkaktoi një penallti në minutën e 22-të dhe turku Yazici nuk gaboi nga pika e bardhë.
Festë franceze në “San Siro”, teksa tani pritet reagimi i Ibrahimovic me shokë. Rezultat surprizë edhe në Londër, aty ku po përballen Arsenali dhe Molde.
Sfida është zhbllokuar në minutën e 22-të dhe golin e kanë gjetur miqtë nga Norvegjia, falë një goditje shumë të bukur të Martin Ellingsen. /abcnews.al

