Një humbje që vjen atëherë kur nuk duhet. Milani u mposht 2-0 në fushën e Spezias dhe mund të humbasë kreun e renditjes nëse Interi ia del të fitojë ndaj Lazios nesër në mbrëmje.
Tre pikë fantastike për ekipin vendas, që sapo ka ndryshuar presidencë, duke i besuar drejtimin e klubit familjes amerikane Platek.
Ardian Ismajli e nisi si titullar me Spezian dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë kundër kuqezinjve të Piolit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Pushimi i bëri mirë Spezias, që kaloi në avantazh në minutën e 56-të. Giulio Maggiore finalizoi një kundërsulm të shpejtë të skuadra vendase.
Spezia nuk u ndal dhe ia doli të gjente golin e qetësisë në mesin e pjesës së dytë. Kësaj radhe shënoi Simone Bastoni. Skemë e bardhezinjve dhe finalizim fantastik i mbrojtësit 24-vjeçar. /abcnews.al