VIDEO/ Milan i pandalshëm, mposht Fiorentinën dhe vazhdon kryesimin

schedule16:57 - 29 Nëntor, 2020

schedule 16:57 - 29 Nëntor, 2020

Milani vazhdon të tregojë formë të mirë dhe të fitojë. Edhe pse pa Ibrahimovic e dëmtuar, kuqezinjtë triumfuan 2-0 në “San Siro” ndaj Fiorentinës në javën e nëntë të Serie A.

Golat e fitores u realizuan në pjesën e parë nga Alessio Romagnoli dhe Franck Kessie. Kapiteni zhbllokoi takimin me kokë në minutën e 17-të, teksa 11 minuta më pas erdhi edhe goli i qetësisë.

Golat dhe rastet e MILAN-FIORENTINA

Penallti për vendasit dhe ekzekutim i saktë i Kessie. Mesfushori afrikan kishte shansin të shënonte një tjetër gol në minutën e 40-të, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Milani menaxhoi lojën në fraksionin e dytë të ndeshjes, aty ku u shënuan një rast i Çalhanoglu dhe Ribery. Përfundimisht 2-0 për “Djallin” që vazhdon të kryesojë Serie A me 23 pikë.

Goli dhe rastet e BOLONGA-CROTONE

Fitore arriti edhe Bologna në fushën e vet kundër Crotones. 1-0 u mbyll sfida për skuadrën e Mihajlovic, që siguroi tre pikët pas golit të Sorianos në minutat shtesë të pjesës së parë.

Serie A, java e nëntë
Milan-Fiorentina 2-0
(Romagnoli 17′, Kessie (pen) 28′)
Bologna-Crotone 1-0
(Soriano 45+2′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!