Milani po kalon momentin më të mirë në fund të këtij sezoni. Kuqezinjtë kanë siguruar rezultate pozitive që prej momentit që rinisi futbolli dhe e kanë nisur shumë mirë edhe sfidën e sotme jashtë fushe kundër Sampdorias.
Zlatan Ibrahimovic ka zhbllokuar sfidën që në minutën e katërt. Ante Rebic krosoi nga krahu i majtë dhe bomberi suedez mposhti portierin vendas me kokë.
Goli i tetë në Serie A për këtë sezon për 38-vjeçarin (numëron edhe katër asiste), ardhja e të cilit në merkaton e janarit ka transformuar totalisht për mirë kuqezinjtë e Piolit. /abcnews.al