Mijëra njerëz u mblodhën në Champs-Élysées për një piknik të madh falas. Veprimtaria u organizua nga një komitet tregtarësh dhe dyqanesh vendase.
Dikur një vend i preferuar i parizienëve, Champs Elysees është braktisur nga banorët vendas vitet e fundit, pasi dyqanet dhe kinematë e njohura ua kanë lënë vendin butikëve luksoz dhe rruga është kthyer në një “rezervë” për turistët e pasur, raporton Guardian.
“Është një mënyrë për t’u thënë parisienëve: “Kthehuni në Champs-Élysées”, për t’u treguar atyre se rruga nuk është vetëm një vend për të blerë sende luksoze”, tha Marc-Antoine Jamet, kreu i Komitetit Champs-Élysées që organizoi ngjarjen.
Paris: nappe géante, cuisines éphémères… un pique-nique géant organisé ce dimanche sur les Champs-Élysées pic.twitter.com/ZF9V20ngyX
— BFMTV (@BFMTV) May 26, 2024
Rreth 273,000 njerëz u regjistruan për të marrë pjesë në piknikun e madh dhe 4,400 u zgjodhën për t’u ulur në grupe prej gjashtë vetësh në batanijen e piknikut 216 metra të gjatë, kuq e bardhë, të përshkruar nga organizatorët si “mbulesa më e madhe e tavolinës në botë”.
Tetë restorante partnere, duke përfshirë të famshmin Fouquets, i cili ka qenë një strehë për yjet e filmit dhe muzikës franceze për dekada, ofruan ushqime për piknikë.
Bordi ka paralajmëruar vazhdimisht se rruga ikonë ka “humbur shkëlqimin e saj” në 30 vitet e fundit, duke rënë viktimë e ndryshimeve në zakonet dhe krizat e konsumatorëve, duke përfshirë protestat e “jelekëve të verdhë” dhe pandeminë e virusit korona./abcnews.