VIDEO/ Migjen Basha kokulur, Berisha festë vetëm pas ndeshjes

schedule12:29 - 2 Nëntor, 2019

schedule 12:29 - 2 Nëntor, 2019

Derbi shqiptarësh edhe në Australi. Migjen Basha ishte titullar për Melbourne Victory, ndërkohë që në krahun tjetër kundërshtarë pati Besart Berishën dhe Panajot Kone. Ky i fundit është një prej atyre që e kanë refuzuar Shqipërinë për Greqinë dhe tanimë luan në Australi.

Një takim që nisi me dy gola të shpejtë të Victory, në minutën e gjashtë dhe të shtatë. Veterani Diamanti hapi ndeshjen dhjetë minuta më pas, ndërkohë që nuk vonoi as goli i barazimit. Berisha ishte shumë pranë, por Donachie i vendasve e devijoi topin dhe ndëshkoi skuadrën e tij.

Sulmuesi nxori “sferën” nga rrjeta dhe nuk festoi në shenjë respekti. Western United, me fillimin e pjesës së dytë shënoi edhe golin e tretë. Një përmbysje e madhe dhe në fund kishte festë, pasi skuadra e Berishës mori pikët e plota falë triumfit me rezultatin 2-3. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!