Mbrëmjen e djeshme Barcelona dhuroi një nga paraqitjet me të mira të sezonit, duke mundur pastër me shifrat 0-4 Granadan dhe forcuar pozitat në treshen e parë të tabelës, duke konfirmuar se është aty për titullin.
Leo Messi dhe Griezmann me nga dy rrjeta ishin autorët e golave, teksa “Pleshti” njërën prej rrjetave e shënoi me shumë zgjuarsi nga një goditje dënimi në limitet e zonës së 16 metrave.
Gëzim i madh për katalanasit dhe familjen e Leos, teksa pas ndeshjes u publikua një video shumë e bukur e festës së Mateos, djalit të dytë të Leos dhe Ciros djalit të tretë, më të voglit.
https://twitter.com/HagridFCB/status/1347977660656476163
Natyrisht ai që e merr tërësisht skenën është Mateo, i cili feston si një ultras i vërtetë golin e babait të tij. Mateo është “hit” me veprimet e tij prej superstari dhe ka mbledhur shumë admirues. /abcnews.al