Barcelona mposhti me përmbysje 2-1 Interin, në raundin e dytë të UEFA Champions League. Messi luajti 90 minuta për katalanasit, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Megjithatë, “Pleshti” ishte instrumental në të gjitha sulmet e Barçës.
Këtë gjë e tregon dhe një statistikë e ylli argjentinas. Gjatë 90 minutave që luajti, Messi kreu 10 driblime të suksesshme, aq sa e gjithë skuadra e Barcelonës së bashku. Të gjitha driblimet e suksesshme të Messit, ishin në gjysmëfushën e Interit dhe gjithmonë kur numri 10 kishte topin në këmbë, ishte një rrezik konstant./abcnews.al
Lionel Messi completed 10 take-ons vs. Inter, as many as the rest of the Barcelona team combined.
??? https://t.co/NgE0ys5eQW pic.twitter.com/KswNxFo0u7
— Statman Dave (@StatmanDave) October 2, 2019

