Dje Leo Messi arriti të mundë Brazilin në finale dhe fitoi për herë të parë një trofe të madh me Argjentinën, duke ngritur në qiell trofeun e Kupës së Amerikës.
Pasditen e djeshme me orën tonë kapiteni i Argjentinës ka mbërritur në Rosario, ku jetojnë vjehrrit e tij dhe është pritur me ngrohtësi të madhe nga familja dhe jo vetëm.
https://streamable.com/sj86ix
Në hyrjen e shtëpisë ishin mbledhur edhe shumë fqinj që këndonin për të. Një pjesë e madhe e tyre ishin edhe fëmijë, me Messin që megjithëse i lodhur nga udhëtimi, i “sajdisi” me autografe e foto. /abcnews.al
https://streamable.com/o219l6