Argjentina nuk di gjë tjetër veçse të fitojë, ndërsa Brazili u mposht nga Uruguaj në raundin e katërt të eliminatoreve të Botërorit 2026 në CONMEBOl, Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut.
Kampionëte Botës triumfuan ndaj Perusë me shifrat 2-0, ku autori i të dy golave ishte pikërisht Leo Messi. Katër ndeshje deri më tani në këto eliminatore, katër fitore për Argjentinën, madje ende pa pësuar asnjë gol.
Uruguaj arritit të mposhte Brazilin, gjithashtu me shifrat 2-0. Nunez dhe De La Cruz ishin autorët e golave në këtë sfidë, duke çuar në peshë 60 mijë tifozët e pranishëm në stadium. U deshën 22 vite që Uruguaj të fitonte ndaj Brazilit, mes një sfide plot tensione e kartonash.
Pesë herë kampionët e botës ndërprenë ecurinë prej 37 ndeshjes pa humbje në një takim eliminator për Botëror, teksa Neymar dëmtoi gjurin e majtë dhe u largua nga fusha duke qarë.
Ekuador-Kolumbi u mbyll pa gola. Miqve iu anuluan dy gola nga VAR-i, ndërkohë që Luis Diaz i Liverpoolit humbi një penallti në pjesën e dytë. Paraguaj fitoi 1-0 ndaj Bolivisë. Festë edhe në Venezuelë pas triumfit 3-0 kundër Kilit./ h.ll/abcnews.al