Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Messi i frikshëm, Barcelona mposht Real Betis me “manita”

schedule18:13 - 7 Nëntor, 2020

schedule 18:13 - 7 Nëntor, 2020

Pas katër ndeshjesh, Barcelona u kthye sot te triumfi në La Liga në një ndeshje të komplikuar ndaj Real Betis. Katalanasit fituan 5-2. Golin e parë e shënoi Dembele. Francezi gjeti rrjetën në mënyrë spektakolare dhe i hapi Barçës rrugën e fitores.

Pas golit Griezmann humbi një penallti dhe Betis barazoi në minutat shtesë të pjesës së parë. Barcelona në pjesën e dytë aktivizoi Leo Messin dhe kapiteni e tregoi rëndësinë e tij.

Golat dhe rastet e ndeshjes BARCELONA-REAL BETIS

Argjentinasi e nis me një lëvizje gjeniale në zonë dhe lë Griezmann me portën bosh e më pas Mandi ndal me dorë në kufijtë e golit goditjen e Dembele dhe ndëshkohet me të kuq pas një ore lojë. Penalltinë e merr përsipër Messi dhe nuk gabon.

Moron ngushton për Betis, por Barça arrin të gjejë edhe dy herë të tjera rrjetën. Fillimisht Messi plotëson dopietën dhe më pas Pedri formon “manita”-n katalanase dhe fikson shifrat në 5-2. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!