Messi shkëlqeu, ndërsa Argjentina siguroi fitoren e katërt në fushatën e saj kualifikuese për Kupën e Botës të mërkurën.Kampionët në fuqi mundën Perunë me rezultat 2-0, me 36-vjeçarin që shënoi të dy golat e skuadrës së tij në një paraqitje të bujshme.
Ai hapi rezultatin në minutën e 32-të, kur shënoi një gol të bukur, ndërsa golin e dytë e gjeti në minutën e 43-të.Megjithatë, Messi u përfshi në një tjetër moment magjie në pjesën e parë pasi shkatërroi të njëjtin mbrojtës dy herë.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, i cili pritet të marrë trofeun e tij të tetë individual, dribloi shkëlqyeshëm lojtarin e Perusë, i cili ra në tokë.
Pasi u ngrit në këmbë, ai u kthye te Messi, por dështoi përsëri duke u dribluar dhe duke mbetur në tokë ndërsa argjentinasi iku drejt aksionit./h.ll/abcnews.al
MESSI STOP THAT. ?pic.twitter.com/bNcfQTMzkh
— Roy Nemer (@RoyNemer) October 18, 2023