Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Messi bëhet me biznes të ri, blen hotelin luksoz në kufi me Francën

schedule19:37 - 10 Nëntor, 2020

schedule 19:37 - 10 Nëntor, 2020

Një lojtari si Leo Messi futbolli i ka dhënë mundësitë të jetë njëkohësisht edhe biznesmen. Ai ka në pronësi të tij disa biznese të fuqishëm, mes tyre një kompani veshjesh sportive si dhe një rrjet hotelesh.

 

MIM Hotels, është zinxhir biznesesh pushimi në pronësi të Leo Messi dhe i menaxhuar nga kompania Majestic Hotel Group. Ky bashkëpunim ka nisur në vitin 2017 dhe vazhdon të rritet vit pas viti. Deri më tani në pronësi të Messit ishin tre hotele në Sitges, Ibiza dhe Mallorca.

 

Së fundmi “Pleshti” ka bërë të tijin edhe një tjetër hotel luksoz në Baqueira Beret, vend turistik në kufi të Spanjës me Francën. Deri tani hoteli njihej si Himalaja Baqueira dhe tani e tutje do të quhet Hotel MIM Baqueira.

Biznesi i ri i Leos është i vendosur rrëzë të shpateve, pranë një teleferiku dhe ka 141 dhoma, duke përfshirë duplekse, suita dhe suita junior, me kapacitet deri në pesë persona. Ai vlerësohet si hotel me katër yje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!