Pritej rezultat pozitiv, por një gjë e tillë nuk u arrit. Bëhet fjalë për Strugën e Shpëtim Duros, me maqedonasit, që pasditen e kësaj të enjteje kanë humbur dhe sfidën e kthimit të vlefshme për fazën “play-off” të kualifikueseve të Conference League, duke i dhënë kështu përfundimit fund “ëndrrës” së kualifikimit në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian.
Ashtu si përballja e parë dhe sfida e sotme u mbyll me rezultatin 1 me 0, në favor të islandezëve të Breidablik, me golin e vetëm të sfidës, që erdhi në minutën e 3’-të të lojës, ku pas një kalimi të bukur në krahun e majtë të mesfushorit Viktor Einarsson, ky i fundit bën gjithçka vetë, duke çuar topin në rrjetë e për rrjedhojë duke “vulosur” eleminimin e maqedonasve.
Tashmë Struga e Duros do të vazhdojë përpjekjet e saj në kampionatin maqedonas për të arritur sërish të shpallet kampione, ndërsa islandezët e Breidablik do të presin ditën e nesërme shortin e Conference League, për të mësuar kundërshtarët në grupet e kompeticionit. /i.m /abcnews.al