VIDEO/ Merr flakë vinçi në Manhatan, plagosen 5 persona

schedule16:36 - 26 Korrik, 2023

schedule 16:36 - 26 Korrik, 2023

Pesë persona u plagosën në Nju Jork kur një vinç që mbante 16 tonë beton mori flakë dhe u rrëzua mbi një ndërtesë të mërkurën në mëngjes.

Incidenti ndodhi në 10th Avenue në një ndërtesë në ndërtim pranë Hudson Yards midis rrugëve West 41st dhe West 42nd.

Zona e kabinës ka marrë flakë papritur, për arsye të panjohura, në orën 07:30 (ora lokale). Nuk është e qartë nëse ka pasur punëtorë në vinç.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by New York Post (@nypost)

Pjesa e sipërme u shemb, duke goditur një ndërtesë përballë rrugës përpara se të binte në tokë.

Pas shembjes ka pasur panik në rrugë dhe këmbësorët vraponin për siguri.

“Mund të ishte shumë më keq, ne ishim me fat që nuk ishte orë piku,” tha kryebashkiaku Eric Adams.

Katër civilë dhe një zjarrfikës u lënduan, thanë autoritetet. Nga të plagosurit, tre janë dërguar në spital.

Siç vë në dukje New York Post, vinçi i quajtur Lomma Crane, i përket një kompanie në pronësi të James Lomma, i cili u lirua nga akuza për vrasje dhe tre akuza të tjera në lidhje me shembjen fatale të një vinçi në Upper East Side në 2008. Në aksident dy punëtorë ishin vrarë.

Në vitin 2016, një vinç ndërtimi 200 metra i gjatë u rrëzua mbi ndërtesa, këmbësorë dhe makina të parkuara në qendër të Manhatanit, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë.