Një kamion pa karroceri ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje në Bypass-in e Fierit pranë Spitalit “Memorial”.
Mësohet se drejtuesi i tij ka dalë jashtë menjëherë, pasi ka parë flakët të dilnin nga motorri.
Zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e flakëve, por pa e shpëtuar automjetin. Ai është shkrumbuar nga flakët, ndërsa dyshohet për defekt në motorr.
Ndërkohë, policia pritet të japë sqarimet për rrethanat e ngjarjes./abcnews.al