Një anije e linjës Sarandë-Korfuz është përfshirë nga flakët të diel.
ABC News mëson se anija ka qenë në port, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Anija “Santa” kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi, ndërsa bëhet me dije se nuk ka pasur njerëz në bord. Sakaq në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse.
“Rreth orës, 12:00, në kalatën e Portit Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht trageti me emrin “Santa”, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm deme materiale.
Shërbimi zjarrfikës në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur evakuimin e pasagjerëve të cilët ishin në pritje për tu imbarkuar në traget dhe shuarjen e zjarrit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe shkakun e rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al