Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Mërgim Berisha shënon në stilin e Ibrahimovic, gol fantastik nga sulmuesi në Bundesliga

schedule13:17 - 26 Janar, 2023

schedule 13:17 - 26 Janar, 2023

Mbrëmjen e djeshme, në Bundesligë, Augsburg u ndesh kundër Monchengladbach.

Vendasit fituan me rezultatin 1-0 dhe golin e vetëm e shënoi lojtari me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha.

Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 82-të ndeshjes, ku i dha fitoren ekipit të tij. Goli ishte fantastik, ku në krahun e majtë, në mënyrë perfekte Yeboah dërgon një top drejt zonës dhe Berisha ka dërguar topin në rrjetë nga një goditje me takë, në stilin e Zlatan Ibrahimovic.



Pritet që Berisha të grumbullohet në miqësoret e kombëtares Gjermane./ h.ll/abcnews.al

SHIKONI GOLIN

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!