VIDEO/ Memushaj “këmbë ari”, Muçoli bën goleadorin në Danimarkë

schedule09:24 - 3 Nëntor, 2019

schedule 09:24 - 3 Nëntor, 2019

E shtuna nuk ka qenë pozitive për të gjithë shqiptarët që luajnë nëpër Europë. Ai që ka spikatur sërish është mesfushori Ledian Memushaj. Vlonjati po bën mjaft mirë me Pescara në Serie B dhe një ditë më parë asistoi në dy golat e parë të skuadrës së tij, që mposhti 3-0 ekipin e Pisa.

Në Danimarkë kanë gëzuar Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçoli. I pari vijon të jetë titullar i padiskutueshëm i Vejle BK, që dje triumfoi 4-0 ndaj Fremad Amager. Golin e fundit e realizoi mesfushori shtatshkurtër i Shpresave, që pak kohë më parë i shënoi edhe Kosovës me Shqipërinë U21.

SULMUESIT SHTERPË – Bekim Balaj nuk ia ka dalë të shënojë do në sfidën e djeshme që Sturm Graz e humbi me rezultatin 0-4 ndaj Wolfsberger AC. Disfatë edhe për shkodranin tjetër, Sindrit Guri. Oostende humbi 1-0 në transfertë me St. Truiden dhe sulmuesi u aktivizua në minutën e 64-t për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Sokol Cikalleshi gjithashtu nuk ka realizuar gol ditën e djeshme. Akhisarspor barazoi 1-1 në shtëpi me Adana Demirspor. Ditë pozitive në Turqi pati Gentian Selmani, i cili mbajti portën të paprekur në sfidën që Menemenspor fitoi 1-0 kundër Umraniyespor. /abcnews.al