Video/ “Më vrisni para se t’ju vras”, terroristi i ISIS u qëllua nga policia

schedule11:14 - 13 Maj, 2018

schedule 11:14 - 13 Maj, 2018

Autoritetet në Paris kanë identifikuar autorin, i cili dyshohet për vrasjen e një personi në qendër të Parisit dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Terroristi, i cili ishte azilant në Francë u qëllua për vdekje nga policia.

Ai është identifikuar këtë të diel dhe bëhet fjalë për një shtetas rus të lindur në Çeçeni në vitin 1997, por nuk është dhënë identiteti i tij i plotë.

Prindërit e tij janë shoqëruar dhe po pyeten në lidhje me ngjarjen.

“Më vrisni para se t’ju vras”, mësohet të ketë bërtitur 21-vjeçari para se të therte me thikë në fyt një kalimtar dhe të plagoste katër të tjerë.

Gjithashtu, sipas The Mirror, i riu ka thirrur “Allahu Akbar”, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

Ngjarja ndodhi në qendër të kryeqytetit francez, ngjitur me godinën e operas historike “Opera Garnier” pak pas orës 21:00.

ISIS mori përgjegjësinë për sulmin dhe nëpërmjet agjencisë së tyre të lajmeve online Armaq thanë se autori ishte “ushtar i Shtetit Islamik”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!