Një 38-vjeçar grek, pronar i një karburanti në Gerakas të Athinës u ekzekutua mëngjesin e sotëm nga tre persona.
Lexo edhe: Ekzekutim mafioz në Athinë, vritet pronari i karburantit, autorët arratisen
Kamerat e sigurisë aty pranë kanë fiksuar momentin kur autorët e krimit largohen nga vendi i ngjarjes me një furgon të bardhë me shpejtësi marramendëse.
Furgoni ka kaluar në Marathonos Avenue në drejtim të Marathonas në orën 8:15.
Mjeti është gjetur i djegur pak më vonë në rrugën Manou Katraki në Pallini.
Sipas mediave greke, viktima dhe i ati i tij ishin personazhe të njohur nga policia, pasi kishin patur të bënin me grupe mafioze.
Më pas ata kishin bashkëpunuar me autoritetet, gjë që kishte çuar në arrestimin e shumë personave. Sipas policisë, kjo mund të jetë edhe arsyeja e ekzekutimit të biznesmenit. /abcnews.al