VIDEO/ “Më rrahën 20 veta”, si Asani u dhunua dikur nga huliganët maqedonas

schedule10:47 - 13 Shtator, 2023

schedule 10:47 - 13 Shtator, 2023

Me paraqitjet e fundit me kombëtaren shqiptare dhe golat fantastik që ka realizuar, i ka bërë për vete të gjithë tifozët kuqezi.

Po flasim për talentin shkupjan Jasir Asani, i cili pavarësisht se sot duket se është në kulmin e karrierës, e shkuara e tij nuk ka qenë gjithmonë e lehtë.

Përpara se të transferohej tek Partizani, ai ka luajtur për dy ekipet e qytetit të tij, Vardarin dhe Shkupin. Në një video të disa viteve më parë që është rishpërndarë në rrjetet sociale, tregohet një kronikë lajmesh se si Asani kishte rënë pre e dhunës së ekstremistëve maqedonas.

Ai deklaronte në intervistë se huliganët i kërkuan të thoshte “hamburger”. Asani kishte refuzuar t’i bindet urdhrave dhe kështu kishte nisur konflikti me ta.

“Më thanë thuj hamburger, i thash pse me thanë hamburger? Më rrahën shumë, por nafaka ime u mbajta”, kishte deklaruar ai.

Në prononcimin e tij ai kishte thënë se huliganët kishin ndaluar sulmin vetëm kur ai i kishte treguar se luante për ekipin e Vardarit të Maqedonisë.

“Ishin rreth 20 vetë dhe dolën para meje. Më detyruan dhe më goditën, donin të më shtrinin. Më pas iu thashë, e dini kush jam? Luaj në Vardar, Jasir e kam emrin”, ishte shprehur Asani atëkohë./ h.ll/abcnews.al