VIDEO/ “Më ra me lopatë dhe shkelm në bark”, e moshuara flet pas dhunës barbare

schedule13:02 - 24 Mars, 2023

schedule 13:02 - 24 Mars, 2023

LIBRAZHD- Një konflikt për ujin e pijshëm ka eskaluar në dhunë fizike në Librazhd. Pre e dhunës ra e moshuara Viturie Muçaku, e cila u godit barbarisht nga Agim Facja me dy djemtë e tij.

Ajo ka folur për ngjarjen, ndërsa thotë se është goditur prej tij me lopatë dhe me shkelma në bark. Sipas saj, sherri ka ndodhur për shkak të ujit të pijshëm.

“Shkuam meqë na ka marrë ujin. Më rrahu. Më ra me lopatë dhe me shkelm në bark”, kështu u shpreh e moshuara. Polica e ka marrë në pyetje të dhunuarën, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!