VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Ilir Beqaj mbërrin në Kuvend për t’u pyetur për “Sterilizimin”

schedule11:12 - 12 Nëntor, 2024

schedule 11:12 - 12 Nëntor, 2024

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë për pak kohë qelinë e burgut. Ai u dërgua në Kryesinë e Kuvendit për të dëshmuar në Komisioni Hetimor për Sterilizimin.

Me pranga në duar dhe i shoqëruar me dy policë që e mbanin për krahu, ABC News ka siguruar momentin kur ish-ministri Ilir Beqaj ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për t’u pyetur nga deputetët.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë u firmos në 2015 dhe iu dha nga ministria e Shëndetësisë kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku biznesmeni Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit.

Në korrik të këtij viti, Beqaj u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme,  në lidhje me hetimet për abuzimin me fondet e Agjencisë së Menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian.

Ish ministri i Shëndetësisë  i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për ndryshim të masës  “arrest në burg” caktuar ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së parë në lidhje me hetimet për dosjen “SSPAC”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!