Orgesa Zaimi ka ndarë së fundmi një shqetësim që ka të bëjë me djalin e saj. Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja e njohur shprehet se shumë persona e ngatërrojnë djalin e saj Kronin me vajzë, për shkak se mban flokë të gjata.
“Përshëndejte të gjithëve. Ky story u dedikohet të gjithë atyre që më ngatërrojnë çunin për gocë vetëm se ia kam lënë flokët e gjata, ose më saktë Kroni ka vendosur vetë t’i lërë flokët e gjata. Është çun edhe pse ka flokë të gjata” shprehet këngëtarja.
“Është ok edhe për një djalë që t’i ketë flokët e gjata. Unë kam vetëm hall se është vapë. Kaq. Mjaft me stereotipe, ndasi të tilla, unë kam vendosur që fëmijët t’i rris të lirë nga etiketimet “mos e bëj këtë se je gocë” “mos e bëj këtë se je çun” … lërini fëmijët rehat”