Pas shumë e shumë përpjekjesh për të gjetur golin e parë të sfidës, “Të Kuqtë” e Liverpool kanë arritur më në fund të sigurojnë avantazhin, në “mitikun” e “Anfield Road” përballë “Bluve” të Chelsea, në supersfidën e javës së 22-të të Premier League.
Një pasim i shkurtër nga Bradley kapet bukur nga “fantazisti” portugez, Diogo Jota, me këtë të fundit që driblon me shkathtësi mbrojtjen e “Bluve” të Chelsea, duke dërguar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al