Mbrëmja e djeshme dhe mëngjesi i sotëm kanë sjellë reshje masive shiu në të gjithë territorin e vendit, ku zonat më të prekura janë ato të Ultësirës Perëndimore, në të cilat janë vërejtur edhe përmbytje.
Meteorologia Adiola Bani bën me dije për abcnews.al se moti pritet të përmirësohet vetëm gjatë pasditës së ditës së sotme dhe mëngjesit të së martës, ku parashikohene dhe kthjellime. Moti sipas saj do të vijojë i qendrueshëm deri ditën e enjte, ndërsa të premten pritet përkeqësim tjetër i tij.
Sa i përket temperaturave, ato pritet të jenë të ulta gjatë javës duke zbritur deri në -4 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa temperature maksimale pritet të jetë 12 gradë Celsius. Në zonat malore priten edhe reshje të lehta dëbore.
Mot i ngjasjëm pritet të jetë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat gjatë ditës së sotme do të karakterizohen nga reshje të dendura, ndërsa situata pritet të përmirësohet ditën e nesërme. /abcnews.al