Conor McGregor e ka bërë MMA një sport edhe më interesant. Sjellja e tij dhe deklaratat kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen.
Si kudo ka nevojë për një “showman” dhe irlandezi është i tillë. Pas humbjes së pësuar sot në Las Vegas kundër Dustin Poirier, ai fillimisht nuk pranoi vendimin.
McGregor pretendonte që ndeshja të mbyllej pa fitues, pasi ishin mjekët që ata e ndalën. Luftëtari i UFC nuk ngurroi t’i përmendte partneren rivalit dhe la të hapur një duel tjetër me të.
Here’s the ankle break moment for McGregor, Poirier slips, McGregor rips … he stands back on a possibly already compromised ankle #UFC264 pic.twitter.com/BNCm8r5vHn
— Jim (@MMA_Jim) July 11, 2021
Gjithsesi për të gjithë shqetësimi më i madh lidhej me dëmtimin që pësoi në këmbë. Kavilja McGregor i shkoi keq dhe me shumë gjasa ka pësuar frakturë.
Ai është nxjerrë nga oktogoni me barelë, ndërkohë që gjithçka është filmuar. Irlandezi, teksa turma i bën foto, shikohet edhe duke bërë lëvizje të çuditshme, sikur po kërcen. /abcnews.al
Conor McGregor was taken out on a stretcher after suffering a leg injury at #UFC264 pic.twitter.com/eQe9fa09YJ
— ESPN MMA (@espnmma) July 11, 2021