Kanë përfunduar deri më tani 45 minutat e para të finales së madhe të UEFA Europa League, mes spanjollëve të Sevilla e italianëve të Roma, me këta të fundit që hyjnë në dhomat e zhveshjes me “një dorë” te titulli kampion, pas golit “magjik” të Paulo Dybala.
Gjithçka nisi nga një goditje dënimi e ekzekutuar me shpejtësi nga qendërmbrojtësi Gianluca Mancini, me këtë të fundit që çon një top perfekt te argjentinasi Dybala, i cili ballë për ballë me portierin Bono nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë, në minutën e 35-të të sfidës.
Tashmë nuk mbetet gjë tjetër përveç se të zhvillohen dhe minutat e mbetura të sfidës, për të mësuar se kush do të jetë kampion i këtij edicioni të UEFA Europa League. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: