VIDEO/ Mbyllen pjesët e para, Juventus e Sporting pranë kualifikimit, “lufta” bëhet në Monaco

schedule19:45 - 23 Shkurt, 2023

schedule 19:45 - 23 Shkurt, 2023

Kanë përfunduar fraksionet e para e 4 sfidave të UEFA Europa League, ku e vetmja pa gola është ajo e Hollandës, ku vendasit e PSV “përplasen” me spanjollët e Sevilla, me sfidën e parë që ka përfunduar në rezultatin 3 me 0 në favor të spanjollëve.

Përballja mes Nantes dhe Juventus po shkon në mënyrë fantastike për këta të fundit, teksa kanë arritur të gjejnë 2 herë rrugën e rrjetës falë argjentinasit Angel Di Maria, me golin e dytë që shkaktoi dhe daljen me karton të kuq të mbrojtësit francez Nicolas Pallois.

Në Danimarkë duket se gjërat po shkojnë “vaj” për portugezët e Sporting Lisbon, ku pasi arritën të gjejnë rrugën e rrjetës me uruguajianin Coates në minutën e 20’-të, tashmë janë dhe në epërsi të një lojtari me brazilianin e Midtjylland, Paulinho, që është ndëshkuar me kartonin e kuq.

Ndërkaq, e vetmja luftë e hapur për kualifikim është përballja mes Monaco dhe Bayer Leverkusen, me gjermanët që udhëheqin me rezultatin 1 me 2, falë golave të Ëirtz dhe Palacios në minutat 13’ dhe 21’. Për vendasit shënoi kapiteni Ben Yedder pas ekzekutimit në mënyrë perfekte të një penalltie në minutën e 19’-të. Përsa i përket kualifikimit gjithçka është e hapur me rezultatin e përgjithshëm që është në 3 me 3.

SHIKONI GOLAT:

Nantes 0-2 Juventus
A. Di Maria 5’, 20’

Monaco 1-2 Bayer Leverkusen
W. Ben Yedder 20’           F. Wirtz 13’
E. Palacios 21’

Midtjylland 0-1 Sporting Lisbon
S. Coates 21’

PSV 0-0 Sevilla

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!