VIDEO/ Mbyllen pjesët e para, Gent e West Ham e mbyllin në “paqe”, Nice udhëheq ndaj Basel

schedule21:49 - 20 Prill, 2023

schedule 21:49 - 20 Prill, 2023

Janë mbyllur pjesët e para e 2 sfidave të mbrëmjes së sotme të çerek-finaleve të mbetura të Conference League, me West Ham e Gent që e kanë mbyllur fraksionin e parë të lojës me rezultatin 1 me 1, ndërsa francezët e Nice po udhëheqin në “shtëpi” ndaj Baselit të Taulant Xhakës me rezultatin 1 me 0.

Për francezët goli erdhi që në minutën e 9’-të të sfidës me francezin Gaetan Laborde, i cili përktheu në gol një aksion fantastik të vendasve. Ndërkaq, në sfidën e Londrës të parët në avantazh kaluan miqtë e Gent falë “bomberit” Hugo Cuypers në minutën e 26’-të të sfidës, ndërsa vetëm 9 minuta më vonë xhamjakani Michail Antonio barazoi shifrat. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

West Ham 1-1 Gent

Goli i Hugo Cuypers:

Goli i Machail Antonio: