Kanë përfunduar pjesët e para e 4 sfidave të mesditës së sotme të javës së 28-të të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, ku deri më tani rezultatet nuk janë aspak surprizuese.
Krerët e Bundesliga, Bayern Munich janë duke udhëhequr me rezultatin 1 me 0 ndaj Hoffenheim në “Allianz Arena” falë golit të Benjamin Pavard, mirëpo ashtu si “bavarezët” edhe “verdhezinjtë” e Borussia Bortmund po bëjnë detyrën në “Mercedez-Benz Arena” teksa janë duke triumfuar me rezultatin 0 me 2, në transfertën e Stuttgart falë golave të Haller e Donyell Malen.
Në krahun tjetër një gol i Kampl e një dopietë e Timo Werner kanë “përmbysur” golin e parë të Augsburg duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3 me 1, ndërsa në sfidën mes Koln e Mainz, avantazhin e kanë gjetur këta të fundit pas golit Ludovic Ajorque në minutën e 17’-të të sfidës. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Bayern Munich 1-0 Hoffenheim
Suttgart 0-2 Borussia Dortmund
Goli i Sebastian Haller:
Goli i Donyell Malen:
RB Leipzig 3-1 Augbsurg
Golat e RB Leipzig:
Goli i Augsburg: