E gjithë vëmendja e sportdashësve do të përqendrohet te sfida mes Kukësit dhe Laçit që nis në orën 20:00 në stadiumin “Kukës Arena”.
Verilindorët rikthehen kështu të luajnë në shtëpinë e tyre pas gati 3 vitesh “shtegtim”, ndërsa tashmë ky makth do të marrë fund.
Drejtuesit e verilindorëve kanë menduar ta kthejnë në një festë këtë takim, pasi Gold Ag do të këndojë për të pranishmit, të cilët kanë filluar të mbushin edhe shkallët e stadiumit.
Tifo grupi më i madh i skuadrës së Kukësit, “Armata e Veriut” rikthehet kështu në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre, teksa atmosfera është pozitive. /f.a/abcnews.al
View this post on Instagram