VIDEO/ Mbrëmje “magjike” në Bernabeu, Real e City mbyllin me barazim “festivalin” e golave

schedule22:59 - 9 Prill, 2024

schedule 22:59 - 9 Prill, 2024

Spektakël, spektakël dhe vetëm spektakël. Këtë dhuroi “finalja e parakohshme” e UEFA Champions League, me “Galaktikëve” të Real Madrid dhe “Qyetatërve”, të Manchester City, me 14 herë fituesit e UEFA Champions League, që nuk mund të shkonin më shumë se barazimi, 3 me 3, “festivalin” e golave, në “Santiago Bernabeu”, duke mahnitur jo pak të pranishmit.

Për “gjigantët’ e Spanjës, rrugën e rrjetës e gjetën, Eduardo Camavinga, Rodrygo e Federico Valverde, me golat e tyre magjepsës, në minutat 12’, 14’ e 79’-të, ndërsa për të besuarit e Manchester City, Bernardo Silva, në minutën e 2’-të, Phil Foden, në minutën e 66’-të dhe Josko Gvardiol, në minutën e 71’-të shënuan tre “perla”, për “vulosur” gjithçka në barazimin, 3 me 3.

 Falë këtij rezultati, tashmë gjithçka për një “biletë” gjysmëfinaleje, të UEFA Champions League do të vendoset mbrëmjen e 16 prillit, me “Qytetarët” e Manchester City, që do të presin në “Etihad Stadium”, “Galaktikët” e Real Madrid, në një sfidë, që gjithashtu pritet të dhurojë spektakël dhe një “lumë” golash, por nuk mund të flasim për emrin e një fituesi, pasi gjithçka do të vendoset në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT

Goli i Bernardo Silva, 0-1

Goli i Eduardo Camavinga, 1-1

Goli i Rodrygo, 2-1

Goli i Phil Foden, 2-2

Goli i Josko Gvardiol, 2-3

Goli i Federico Valverde, 3-3

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!