Haaland vazhdon të mahnitë botën e futbollit dhe sot, në takimin kundër PSG-së në Champions League, nuk mund të mos ishte në listën e golashënuesve.
Bomberi norvegjez shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 69-të, duke kaluar verdhezinjtë në avantazh përballë kampionëve të Francës. Pas një aksioni perfekt të Dortmund, Haaland është brenda zonës për të përfituar, duke mposhtur portierin Navas.
Megjithatë, goli i Borussias është barazuar shumë shpejt, pasi Mbappe-Neymar duken të pandalshëm këtë sezon. Talenti francez asiston për yllin brazilian, i cili me portën e boshatisur, nuk e ka të vështirë të shënojë në minutën e 75-të.
Edhe pse PSG barazoi, Haaland nuk e kishte thënë fjalën e fundit dhe dy minuta më vonë, shënon sërish, kësaj radhe një supergol me të majtën, duke mposhtur për herë të dytë Navasin./abcnews.al
Champions League
Dortmund – PSG 2-1
Haaland 69’77’ / Neymar 75′