Këngëtari i njohur, Alban Skenderaj ka bashkuar forcat me reperin Lyrical Son për këngën e radhës. Ata kanë publikuar pasditen e kësaj të mërkure, projektin e ri muzikor me titull “Ndalma”.
Kënga është shkruar nga të dy artistët, ndërsa për pak minuta pas publikimit, ka arritur në mbi 20 mijë shikime.
Kujtojmë që kënga e fundit që Albani ka lancuar ka qenë ajo e para 3 muajve, “Spektatore”, ndërsa Lyrical Son së bashku me MC Kreshën, publikuan në janar albumin “Muzikë e Alltisë”./abcnews.al