VIDEO/ Mbështeti publikisht Beatrixën, e akuzojnë se ka dal kundër Borës, reagon Aleksia Peleshi

schedule12:06 - 27 Janar, 2022

schedule 12:06 - 27 Janar, 2022

Kryefjala e mediave vazhdon të jetë trekëndëshi, Bora-Donald-Beatrix. Më e fundit që ka reaguar është partnerja e Romeo Veshajt, Aleksia Peleshi, e cila ka mbështetur publikisht këngëtaren. Kjo i ka bërë ndjekësit të mendojnë se ajo është kundër Borës.

“Pse për Borën nuk thua gjë? Çfarë të keqe të bëri ajo që iu ke hedhur kundër?”, e ka pyetur një prej tyre.

Aleksia nuk ka hezituar të përgjigjet duke treguar se gëzon shumë respekt për moderatoren dhe kur janë takuar ia kanë kaluar shumë mirë bashkë.

“Në cilin moment iu hodha kundër? Fakti që mbështes Trixën në vendimin për të mos i sakrifikuar ndjenjat e saj, nuk do të thotë që kam diçka kundër Borës, përkundrazi. Unë kam shumë respekt për atë vajzë, sa herë kam qenë me të ia kam kaluar shumë mirë, por ajo ka vazhduar jetën e saj me dinjitet dhe të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju”, ka thënë Peleshi./abcnews.al