VIDEO / U plagos me granatë në zyrë, mbërrin tek spitali i traumës sekretarja Fatos Tushes

schedule11:04 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 11:04 - 31 Dhjetor, 2019

Sapo ka mbërritur tek spitali i traumës sekretarja e institucionit. Nga deklarata e ministres së shëndetësisë është mësuar se Kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja kanë ardhur për mjekim më të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Mëngjesin e sotëm u plagos nga një shperthim Kryetari i Bashkise Lushnje dhe sekretarja e tij.

Nga të dhënat më të fundit mësohet se Fatos Tushe ka marrë dëmtime serioze në shpatull dhe në këmbë. Panore Veliu Drejtoresha e Spitalit të Lushnjes, nuk ka pranuar fillimisht dhe ka qenë e rezervuar për sa i përket informacionit lidhur me shëndetin e kryebashkiakut të Lushnjes dhe Sekretares së tij.

Ajo që deklaroi Drejtoresha e Spitalit është se drejt Tiranës, janë nisur të dy të plagosurit, kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja Erisa Salliu.

Ndërkohë edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha për abcneës.al se dy të plagosurit, Kryebashkiaku Fatos Tushe dhe Sekretarja e institucionit, ndodhen në spitalin e Traumës në tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Në Lushnje tashmë ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për shpërthim brenda zyrës në bashkinë e Lushnjes, raporton abcneës.al. Pas shpërthimit në bashki janë dëgjuar edhe krisma armësh.

Abcneës.al mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në orën 08:00 në momentin që Tushe ka hyrë në zyrë. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur edhe sekretarja e kryetarit, Erisa Qalliu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!