PSG ka marrë një tjetër fitore në Ligue 1, përballë Nantes me rezultatin 2-0. Neymar shënoi fillimisht për parisienët në pjesën e parë, në minutën e 40-të, por iu anulua me VAR, për shkak të një faulli gjatë aksionit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.
Në të dytën, PSG shtyu përpara dhe Mbappe gjeti rrjetën në minutën e 52-të. Talenti francez e çon në 6 numrin e golave të shënuar këtë sezon në Ligue 1.
Nantes luftoi shumë për të shmangur humbjen, por lanë hapësira mbrapa dhe Neymar përfitoi. Braziliani tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 85-të, duke mbyllur përfundimisht historinë e takimit.