VIDEO/ Masakra me 12 të vdekur, ABC News në Cetinje të Malit të Zi

schedule11:15 - 2 Janar, 2025

schedule 11:15 - 2 Janar, 2025

MAL I ZI- Dy fëmijë, 10 dhe 13 vjeç u ekzekutuan dhe humbën jetën mes 12 viktimave të vrarë nga dora e një shtetasi malazez, i identifikuar si Aco Martinoviç.

“ABC News” në vendin e ngjarjes. Në pamje e transmetuara shihet se Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi krimi makabër.

Autoritetet kanë shpallur tre ditë zie Kombëtare, ndërsa kryeministri ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Autori 45 vjeç, ishte duke drekuar me kumbarin, miq e shok te tij në lokalin ku u regjistrua Masakra, në tavernën “Velestovo” afër Qendrës Sportive në hyrje të Cetinjës.

Pas një përleshje brenda ambienteve te lokalit, autori u largua me nxitim, ai shkoi ne banesën e tij në Humci, zonë e Cetinjës. Pasi u rikthye ne lokal, ai ekzekutoi me armë zjarri fillimisht pronarin e lokalit, më pas ka shtënë drejt miqve me të cilët kishte drekuar deri pasditen e 1 janarit.

Aco Martinoviç, ekzekutoi pronarin e lokalit, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij te mitur. Nga tragjedia mbeten te vrare 12 persona dhe u plagosen 4 te tjerë, të cilët ishin miq dhe familjar të autorit, pronarit të lokalit por edhe disa persona të rastësishëm. Pas daljes nga lokali, 45 vjeçari qëlloi ndaj çdo personi që i doli përpara.

Ministri i Brendshëm malazez, Danilo Sharanovicc përmes një deklarate të jashtëzakonshme dha detaje në lidhje me autorin e vrasjes, i cili pas disa orësh në arrati i armatosur, u rrethua nga efektivët e policisë pranë banesës së tij, ai nuk u dorëzua por me të njëjtën armë zjarri qëlloi veten në kokë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Drejtori i përgjithshëm i policisë së Malit të zi, Lazar Shepanovic, tha se mes viktimave ishte edhe motra e vet autorit.

45-vjeçari, autori i vrasjes së shumëfishtë rezultonte i njohur për drejtësinë dhe policinë malazeze, ai ishte dënuar me 1 vit burg në 2005 për dhunë dhe armëmbajtje pa leje. Me pas ne 2022 ne banese i ishin gjetur arme zjarri e eksploziv, ai u dënua me 3 muaj burg. Pas masakrës së 1 janarit, policia i gjeti në xhepa autorit 80 plumba. Disa familjar e miq të autorit kanë deklaruar se Martinoviç herë pas herë kishte sjellje agresive por nuk ishte cilësuar si person me rrezik për shoqërinë.

Datat dy, tre dhe 4 janar qeveria malazeze i ka shpallur ditë zie, duke anuluar çdo organizim festiv qe ishte planifikuar me rastin e ndërrimit të viteve.

Një ngjarje e rëndë e ngjashme ishte regjistruar edhe gjatë 2022, kur një person ekzekutoi me arme 10 persona, mes të cilëve dhe 2 fëmije. Kryeministri malazez, Millojko Spajicc propozoi ndalimin e armëve pas masakrës së regjistruar pasditen e 1 janarit në Cetinje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!