VIDEO/ Maqedonia e Veriut e nis 2020-ën me djalë e vajzë

schedule16:30 - 1 Janar, 2020

schedule 16:30 - 1 Janar, 2020

Maqedonia e Veriut hyri në 2020 me një vajzë dhe një djalë. Një nënë nga Shkupi lindi binjakë, ndërsa udhëheqësit e shtetit dhe të opozitës bënë thirrje për solidaritet, përparim dhe drejtësi.

Maqedonia e Veriut e nisi 2020-ën me binjakë. Nëna Snezhana nga Shkupi lindi një vajzë në orën 00:01 dhe më pas djali në orën 00:03. Foshnjat dhe nëna ndjehen mire dhe janë nën kujdesin e mjekëve në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informacionin e publikoi në facebook dhe dërgoi urime për familjen. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, zëvendësministri i Shëndetësisë Armend Arslani dhe drejtoresha e Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup Viktorija Jovanovska vizituan nënën dhe foshnjat.

Ndërkohë Kryeministri në largim Zoran Zaev u kërkoi qytetarëve të bëjnë më të mirën për shtetin dhe të tregojnë përkushtim dhe solidaritet. Zaev theksoi në veçanti anëtarësinë në NATO, anëtarësimin në BE dhe detyrimin për instalimin e përgjithshëm të shtetit të së drejtës. Ndërsa Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE theksoi nevojën për stabilitet, përparim dhe drejtësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!