Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Manita” e Romës, Zaniolo dhuron show. Real Madrid thyhet në Skoci

schedule20:54 - 25 Korrik, 2021

schedule 20:54 - 25 Korrik, 2021

“Manita” e Romës në miqësore, ndërsa Real Madrid bie në Skoci. Ekipi i Carlo Ancelottit humbi 2-1 sfidën miqësore ndaj Rangers.

Braziliano Rodrygo (8′) kaloi “Los Blancos” në avantazh, por kampionët e Skocisë përmbysën rezultatin në pjesën e dytë dhe arritën një fitore morali.

Fashion Sakala dhe Cedric Itten realizuan golat për ekipin e Steven Gerrard, ndërsa “Los Blancos” e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes më të kuq të mbrojtësit Nacho (76′).

Roma nuk u përmbajt aspak kundër hungarezëve të Debrecen, të cilët i mposhti 5-2. Jose Mourinho i dhuroi një fanellë titullari Marash Kumbullës në takimin e sotëm.

Borja Mayoral dhe Lorenzo Pellegrini shënuan golat në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë gjetën rrugën e rrjetës Nicolo Zaniolo dhe Edin Dzeko (2x).

Emocione prodhoi minuta e 52-të, kur mesfushori Zaniolo, i cili po rimerr veten pas qëndrimit jashtë për rreth një vit, realizoi një gol të bukur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!