Liverpool nuk ka mundur të shënojë në 45 minutat e para në sfidën kundër Sheffield United. “The Reds” kanë dominuar, duke kontrolluar lojën. Gjithsesi kanë qenë të pasaktë para portës, duke mos gjetur në asnjë moment kuadratin.
Sadio Mane ka pasur një moment të pastër në minutën e 44-t, aq sa nuk u ka besuar syve se si nuk e ka dërguar topin në rrjetë. Topi i gjuajtur prej sulmuesit është ndalur në shtyllën pingule dhe pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. I njëjti lojtar humbi edhe një rast vetëm për vetëm me portierin kundërshtar./absnews.al
https://twitter.com/StartTheBounce/status/1177920836520595456