Bouremouth nuk fitonte në kampionat prej 4 javësh, teksa u rikthye te suksesi kundër Manchester United. Një gol i Joshua King në minutën e fundit të pjesës së parë vendosi sfidën dhe i dhuroi tre pikë ekipit vendas.
Norvegjezi ndëshkoi patriotin e tij në pankinën e “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer. Sulmuesi 27-vjeçari kreu një gjest teknik të nivelit të lartë brenda zonës, nxori blof mbrojtjen mike dhe mposhti David De Gean.
United zhvilloi një ndeshje të dobët, nuk tregoi forcë për të evituar humbjen në pjesën e dytë dhe regjistroi dështimin e katërt në kampionat. Vetëm 13 pikë numëron ekipi i Solskjaer pas javës së 11-të, teksa sheh të parakalohet në renditje nga Bouremouth, që ngjitet në vend të gjashtë me 16 pikë. /abcnews.al
Bouremouth – Manchester United 1-0
(King 45′)