Manchester United e ka nisur sezonin në Premier League në mënyrën më të keqe të mundshme, duke u mposhtur 1-3 në ndeshjen e parë të tyre nga Crystal Palace. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e dytë të Premier League, por Man. United nuk e luajti ndeshjen e parë, për shkak të angazhimeve në Europë.
Palace, falë një goli të Toënsend dhe një dopiete të Zaha, merr fitoren e dytë në po kaq ndeshje në Premier League, duke shkuar në kuotën e gjashtë pikëve.
Ndërsa e vetmja gjë pozitive e United, është goli i Donny Van de Beek, me mesfushorin holandez që bëri një debutim të kënaqshëm. “Djajtë e Kuq” e nisin ters, shumë punë për Solskjaer këtë sezon…/abcnews.al
GOLAT/ MAN. UTD 1-3 CRYSTAL PALACE